Shqipëria

Kompania gjermane padit Qeverinë në Gjykatën e Arbitrazhit, për Portin e Durrësit


Një kompani gjermane e njohur si EMS Shipping & Trading, ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit, Qeverinë shqiptare, lidhur me një mosmarrëveshje, e cila lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.

Lajmi është përhapur përmes faqes “Investment Arbitration Reporter” në Twitter, ku tregohet se më 7 prill, kompania gjermane ka regjistruar çështjen në Arbitrazh.

Në vitin 2013, kjo kompani ka fituar në vitin 2013 të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar në Terminalin ‘indoor’ të Portit të Durrësit, për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Ankesat e kompanisë gjermane, kanë të bëjnë me zhvendosjen që do t’i bëhet terminalit të mallrave, nga porti ekzistues i Durrësit, në atë të Porto Romanos.

Kjo, pas nënshkrimit të marrëveshjes që është bërë me investitorin strategjik nga Emiratet, Muhamed Alabbar, i cili ka fituar të drejtën e ndërtimit të portit turistik të Durrësit.

Sipas kontratës së kompanisë gjermane, ajo ka ende 25 vjet të mbetura nga 35 që parashikonte konktrata fillestare.

Teksa, fitimet e saj për vitin 2011, janë përllogaritur në vlerën e 1.3 milionë eurove.

Ndërtimit i portit të ri tregtar në Shqipëri ndërkohë, i vendosur në zonën e Porto Romanos, ka zgjuar një interes të madh tek investitorët e huaj, duke rrokur vëmendjen e disa kompanive të mëdha dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Porto Romano zgjon interesin e investitorëve të huaj

Porti tregtar, do të zhvendoset nga ai aktual në Durrës, pasi punimet për projektin e madh të portit turistik “Durrës Marina Bay”, do të fillojnë gjatë këtij viti, me implementuese kompaninë Eagle Hills, të drejtuar nga sipërmarrësi i njohur i Emirateve, Muhamed Alabbar.

Në tërësi, do të jenë 30 kompani, të cilat do të kenë lupën e tyre në vëzhgim për të investuar në portin e ri tregtar.

Ai po ashtu është bërë me dije se do lidhet përmes një hekurudhe edhe me Prishtinën, duke krijuar kësisoj atje një port të thatë.

Nga ana e Qeverisë shqiptare ndërkaq, ende nuk ka një reagim lidhur me çështjen dhe pretendimin e kompanisë gjermane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore