Sport

Kompania e EA, partnere zyrtare e Serie A


Një lajm i mirë vjen për të gjithë të apasionuarit pas videolojërave dhe njëkohësisht tifozëve të Serie A.

Duke nisur nga ky sezon, Serie A ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me kompaninë “Electronics Arts”.

Marrëveshja do të fillojë me EA SPORTS FIFA 22, ku do të përfshihen 14 ekipe nga Serie A me licenca ekzkluzive.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjes, EA Sports do të jetë pjesë edhe e çmimeve për skuadrën e javës në Serie A, skuadrën e vitit dhe lojtarin e muajit.

“Ky është fillimi i një partneriteti të ri emocionuese me Lega Serie A që lejon EA SPORTS të vazhdojë të rrisë dashurinë për futbollin në nivel global”, tha David Jackson nga EA Sports Fifa.

“Ky bashkëpunim me Lega Serie A thekson më tej angazhimin tonë ndaj futbollit italian. Ne kemi ambicie në Itali tani dhe për të ardhmen dhe do të rrisim praninë tonë në këtë territor me qëllimin e ofrimit të përvojave më autentike dhe të pakrahasueshme të lojërave në futboll”, përfundoi ai.

EA Sports do të ketë të drejtat edhe për Superkupën e Italisë 2022/23 dhe Kupën, përveç kampionatit.

“Bashkëpunimi midis Lega Serie A dhe EA SPORTS është një mundësi unike për të siguruar shikueshmëri më të madhe për klubet tona dhe lojtarët tanë për vitet që vijnë”, tha Luigi De Siervo, kreu i Ligës Serie A.

“Siç e kemi treguar tashmë me Serie A TIM, EA SPORTS është partneri perfekt për ne: ne ndajmë të njëjtat synime dhe angazhim për të çuar përpara lojën e futbollit në të gjithë botën”, shtoi De Siervo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore