Shqipëria

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit


Votimi i Komisionit Rregullator

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të 25 prillit.

Shpallja e rezultatit u bë pas shpërndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore, si dhe në përfundim të procedurave ankimore dhe kalimit të afateve ligjore të ankimit në Kolegjin Zgjedhor.

Vendimi për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Rregullator u miratua me tre vota pro dhe dy kundër.

Partia Socialiste arriti të fitonte 74 mandate, Partia Demokratike 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 mandate dhe Partia Social-Demokrate 3 mandate.

Opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkoi shpalljen e pavlefshme në disa qarqe, duke pretenduar se u vodhën votat, por këto ankesa u rrëzuan nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore