Lajme

Komisioni për Shëndetësi kërkon që të rritet vigjilenca për linë e majmunëve


Komisioni për Shëndetësi.

Anëtarët e komisionit të Shëndetësisë kanë kërkuar që të rritet vigjilenca dhe përgatitjet për ballafaqimin me linë e majmunit, një sëmundje e cila tashmë ka prekur shumë vende të botës.

Kërkesë tjetër e anëtarëve të këtij komisioni ka qenë që për raportim të ftohet ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi si dhe ai i Financave, Puëns dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ndërsa, nënkryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj, ka thënë se ka tre muaj që stafi mbështetës ishte angazhuar për menaxhimin e pandemisë, por nuk janë paguar.

Ndër të tjera, shqetësim tjetër që Zemaj ka shprehur ka qenë edhe përgatitja e institucioneve vendore për ballafaqimin e mundshëm me linë e majmunit.

“E kam fjalën për mos pagesën e 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të stafit mbështetës që tre muaj edhe në takimet tona fizike e kanë deklaruar që kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë shkruar email adresat zyrtare të krerëve që nënkupton edhe tek ju si kryetar e Komisionit”.

Foto: Ilustrim, lija e majmunëve.

“Në kuadër të kësaj po propozoj që në takimin e radhës kurdo që mbahet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë. Ka kohë që nuk është paraqitur para Komisionit mos të them shumë kohë, po ashtu mos të them as në seanca plenare dhe po mendoj se është mundësia e vetme që përmes Komisionit ta ftojmë këtu dhe të shohim për mbarëvajtjen në sektorin e shëndetësisë”.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që kjo lijë ta gjejë Kosovën të papërgatitur.

Është edhe sëmundja e re që paraqitur nuk kemi ndonjë komunikim zyrtar të shohim se cilat janë përgatitjet e institucioneve të Kosovës të mos të kemi ndonjë befasi ashtu siç po dëgjojmë nëpër vendet tjera”, u shpreh Zemaj.

Gjithashtu, edhe Shemsedin Dreshaj Prandaj, tha se duhet të ngritet alarm në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për diagnostikim të kësaj sëmundje.

“Pa marr parasysh që incidenca e lisë së majmunëve është e ulët në gjithë botën është një incidencë rapide e rritje pra do të thotë flasim dje kanë qenë 80 raste të konfirmuara sot në mëngjes janë 200 është rritje mbi qind për qind nuk dua të ngrisë panik por dua të bëjë një alarm në atë mënyrë që të përgatitemi për diagnostikim, por kemi por mostra nuk kemi për diagnostikim dhe konfirmim është problem”.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, është shprehur se në mungesë të një plani nga ana e bordit të ShSKUK-së, nuk po paguhen stafi shëndetësor i angazhuar në menaxhim të pandemisë.

“Politikat shëndetësor i bënë Bordi, i cili fatkeqësisht është marr vetëm me çështje që nuk i takojnë nuk është marr me çështje që duhet marr si e kanë a kanë pas nuk kanë pas plan dhe ne këtë ia kemi drejtuar ministrit, prandaj kërkoj një takim urgjent me ministrin sapo të vije që t’i adresojmë këto çështje”, theksoi Shkreta.

Deputeti tjetër nga LVV, Haxhi Avdyli kërkoi që të ftohet për raportim para Komisionit për Shëndetësi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati që të jap më shumë informacione për Ligjin e Pagave.

Si shqetësim ka ngriutr grevën që po e mbajnë kardiologët invaziv të cilët nuk po pajtohen që t’i bashkohen Klinikës së Kardiologjisë derisa lista e pritjes së pacientëve është e gjatë.

E për të raportuar për këtë situatë sipas tij duhet të ftohet për raportim edhe drejtori i ShSKUK-së, Valbon Kransiqi.

“Ndoshta duhet të jetë e dhe Valbon Krasniqi si drejtor i QKUK-së për të na raportuar për gjendjen në institucionet shëndetësore dhe konkretisht për një problem akut i cili është aktual dhe është problem i kardiologjisë invazive dhe kardiologjisë jo invazive, kardiokirurgjisë”.

“Ndërrimin e statutit të SHSKUK dhe problemet që kanë lindur aty dhe sa për informimin tuaj ju e dini që janë diku 14 kardiolog invaziv që grevë dhe nuk është duke punuar kardiologjia”.

IKSHPK: S’ka raste të infektimeve me linë e majmunëve në Kosovë

Të hënën e 23 majit edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se asnjë rast nuk është raportuar në Kosovë deri tani.

IKSHPK-ja ka potencuar se po e përcjell me vëmendje situatën e krijuar, duke shtuar se “jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”.

“Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore