Lajme

IKSHPK: S’ka raste të infektimeve me linë e majmunëve në Kosovë


Deri më tani nuk është rapotuar asnjë rast i dyshimtë me linë e majmunëve, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHPK-ja ka potencuar se po e përcjell me vëmendje situatën e krijuar, duke shtuar se “jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”.

“Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera”, thuhet në njoftim.

IKSHPK në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë.

“Konform situatës do të njoftoheni menjëherë në kohë reale”.

Ndryshe, Izraeli dhe Zvicra kanë konfirmuar rastet e tyre të para të lisë së majmunëve, duke iu bashkuar disa vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut në zbulimin e një sëmundjeje që është endemike në pjesë të Afrikës.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura, rraskapitje dhe një skuqje të ngjashme me linë e dhenve në duar dhe fytyrë.

Virusi mund të transmetohet përmes kontaktit të lëkurës ose nga një person i kontaminuar, si dhe përmes sendeve të përbashkëta si shtrati ose peshqirët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila aktualisht po punon për udhëzime të mëtejshme për vendet se si të zbusin përhapjen e sëmundjes, lija e majmunëve zakonisht pastrohet pas dy deri në katër javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore