Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale: Atdheu mbetet pasaporta e vetme


Njësia Speciale e Policisë së Kosovës

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, i cili ishte përgjegjës i operacionit për 13 ditë në Bërnjak dhe Jarinje, në Veri të Kosovës, ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët morën pjesë në operacion.

Ai ka thënë se kontributi i tij për vendin do të vazhdon sepse është “bir i atdheut”.

Besart Ahmeti-Komandant i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Po ashtu ka premtuar se “do të vijoj të kontribuoj me profesionalizëm, përkushtim, përulësi dhe përgjegjshmëri”.

“Atdheu, detyra dhe nderi do të mbeten pasaporta e vetme deri në fund të jetës time”, ka shkruar në Ahmeti në Facebook.

Postimi i Besart Ahmetit-Komandant i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Gjatë kësaj të shtune, 2 tetor, pas 12 ditësh, Njësitë Speciale të Kosovës janë larguar nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për t’u lënë vend forcave të KFOR-it që do të qëndrojnë për 12 ditët e ardhshme.

Kështu është vendosur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, pas ngritjes së tensioneve kur Qeveria e Kosovës vendosi të aplikojë reciprocitet për targat me shtetin serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore