Lajme

E shtuna e tërheqjes në Bërnjak – Albanian Post sjell gjithçka që ndodhi më 2 tetor (VIDEO)


Pamje nga droni gjatë aksionit të sotëm në Bërnjak

Gjatë kësaj të shtune, 2 tetor, pas 12 ditësh, Njësitë Speciale të Kosovës janë larguar nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për t’u lënë vend forcave të KFOR-it që do të qëndrojnë për 12 ditët e ardhshme.

Kështu është vendosur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, pas ngritjes së tensioneve kur Qeveria e Kosovës vendosi të aplikojë reciprocitet për targat me shtetin serb.

Ekipi i Albanian Post ka qëndruar gjatë gjithë ditës në pikën kufitare në Bërnjak dhe ka përcjellur rrotacionin e forcave policore me ato ushtarake, derisa ka raportuar për largimin e barrikadave.

Gazetarja Blerta Ahmeti dhe operatori, Visar Loku, sjellin kronikën e plotë nga Bërnjaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore