Sport

Koeman pritet ta marrë stolin e Holandës


Ronald Koeman pritet të rikthehet shumë shpejtë në stolin e kombëtares së Holandës.

Aktualisht trajner i “tulipanëve” është Luis Van Gaal, mirëpo pas përfundimit të Kupës së Botës ai do të lirohet nga detyra.

Jo sepse është diagnostikuar me kancer, por sepse kështu ishte marrëveshja e nënshkruar kur Van Gaal u emërua trajner i Holandës.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Holandë, pasues i tij pritet të jetë Koeman, i cili edhe në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren holandeze.

Gazeta holandeze, “De Telegraaf”, plotëson informacionin duke shtuar se po kërkohet menjëherë një marrëveshje në rast se sëmundja e Van Gaali-t avancon.

Etapa e parë e Koeman-it në kombëtaren holandeze ishte pozitive, ku në 20 ndeshje arriti 11 fitore, pesë barazime dhe katër humbje.

Dy vjet në krye të skuadrës, mes 2018 dhe 2020 arriti në finalen e Ligës së Kombeve, megjithëse rezultati nuk ishte ai i dëshiruari, pasi që u mposht nga Portugalia me rezultat 1:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore