Sport

Koeman për Ilaix Moriba: Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme


Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, foli në konferencën përpara ndeshjes që skuadra e tij do të luajë me Athletic Bilbao.

Holandezi u pyet nga gazetarët rreth situatës së talentit 18-vjeçar, Ilaix Moriba, i cili nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin blaugrana.

Barcelona i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë 4 milionë euro në sezon, ndërsa futbollisti nuk kërkon më pak se 6 milionë euro.

“Unë fola me të dy ose tre javë më parë, më shumë si person sesa si trajner i Barçës”, tha Koeman-i.

“Situata e tij është e tmerrshme. Ai është e ardhmja e klubit. Unë e di atë që Barça dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari”.

“Këshillia ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, por të luash, por lojtari dhe njerëzit e tij vendosin ndryshe”, shtoi tekniku.

Koeman-i është njeriu që i besojë Moriba-s sezonin e kaluar duke e përfshirë në disa ndeshje në kompeticionet ku Barcelona merrte pjesë.

“Unë besoj më shumë te gjërat e futbollit sesa te kontrata. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë aq të rëndësishme”, vijoi të thoshte Koeman-i.

18 ndeshje u paraqit sezonin e kaluar me fanellën e Barcelona-s mesfushori me orgjinë nga Guinea. Ai shënoi një gol dhe dhuroi tre asiste në 672 minuta lojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore