Sport

Koeman: Gakpo nuk është përshtatur mirë te Liverpool-i


Cody Gakpo ka luftuar për t’u vendosur në jetë në Premier League, me formën e dobët të Liverpool-it që nuk e ndihmon situatën, ka thënë trajneri i ri i Holandës, Ronald Koeman.

Gakpo, 23 vjeç, u transferua te Liverpool për 37 milionë euro nga PSV Eindhoven muajin e kaluar, por në gjashtë starte ai nuk ka shënuar ende.

Liverpool ka dështuar të fitojë në ligë që nga fillimi i vitit, dhe së fundmi u mposht 3-0 nga Wolves. Koeman tha se forma e tyre e keqe nuk i sjell dobi lojës së Gakpo.

“Ju mund ta shihni këtë, se ai ka përfunduar në një ekip që nuk po shkon mirë”, shtoi Koeman. “Më pas bëhet më e vështirë për të, si një nënshkrim i ri. Ju testoheni menjëherë. Dhe nëse nuk shënoni ose nuk jeni i rëndësishëm dhe nuk fitoni asnjë ndeshje, është shumë e vështirë, veçanërisht për një të ri. Nëse do të ishte dikush 28 vjeç me përvojë, do të ishte ndryshe”.

Koeman shtoi se ishte mirë që lojtarët e rinj holandezë të lëviznin në liga më të mëdha, por gjithashtu mund të ishte e vështirë për ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore