Shqipëria

KLP cakton 5 drejtues të Prokurorive në rrethe


Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në seancën plenare të 9 majit, ka miratuar vendimin për caktimin e përkohshëm në detyrë të Drejtuesve të Prokurorive të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Pukës.

Konkretisht ka vendosur Julian Çafkën në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër; Lazër Çardakun në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Pierind Çukajn, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Në njoftimin e KLP-së u bë e ditur se në votim unanim janë caktuar me kohë të plotë në detyrë Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Gjithashtu ka miratuar unanimisht projekt–aktin për miratimin e qëndrimit në detyrë të Kujtim Lulit, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kujtojmë se, gjatë kësaj dite, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore