Sport

Klopp flet për gjendjen e Salah e Van Dijk, dhe për ndihmën që Gerrard mund t’i dhurojë Liverpool-it


Jurgen Klopp në konferencë për shtyp/ Foto nga faqja zyrtare e Liverpool FC

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjeve të fundit të sezonit.

Gjermani dha një lajm të mirë, pasi informoi se Joe Gomez është mirë, dhe dëmtimi i tij nuk është serioz.

Më pas, ai foli edhe për Mohamed Salah, Virgil Van Dijk e Fabinho, ku tha se ata mund të luajnë, por nuk duan të rrezikojnë para finales së Ligës së Kampionëve.

“Mo nuk dëshiron të marrë ndonjë rrezik, pa dyshim për këtë, por duket mirë.

Ai tha se i gjithë ekipi janë mirë, por nuk e di nëse ata do të luajnë në fundjavë.

“Të gjithë duken mirë, çfarë bëjmë për fundjavë, nuk e di ende”.

Në lidhje me tre lojtarët e lartpërmendur, ai shtoi se nëse ata nuk luajn, të paktën do të ulen në stol.

Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk/ Foto nga Planet Football

“Zgjidhja ime është se ata mund të luajnë në fundjavë ose të paktën të jenë në stol”.

Klopp foli edhe në lidhje me Steven Gerrard që mund të ndihmojë Liverpool-in të sigurojë titullin e Premier League.

Steven Gerrard dhe Jurgen Klopp/ Foto nga Skysports

“Nëse do të mund të luaja një lojë për të ndihmuar Dortmund-in ose Mainz-in, do të thoshte për mua një motivim shtesë”.

“Ne jemi të gjithë qenie njerëzore. Stevie do ta marrë seriozisht ndeshjen pa e thirrur unë apo çfarëdo tjetër. Ndoshta pjesa tjetër e klubit e ka bërë tashmë, por unë nuk e telefonova”.

I pyetur edhe për ndërhyrjet e tifozëve në fushë, ai tha se gjëra të rrezikshmë mund të kishin ndodhur pas ndeshjes mes Crystal Palace dhe Everton.

“Mund të ishte e rrezikshme. Nuk jam i sigurt se si ta shmangni këtë”.

“Nuk dua të gjykoj. I kuptoj emocionet, por për skuadrën tjetër është jashtëzakonisht e pakëndshme”.

“Unë me të vërtetë shpresoj që të mësojmë nga kjo. Duhet të sigurohemi që absolutisht asgjë të mos ndodhë. Njerëzit rrezikojnë veten duke u kërcyer.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore