Lajme

“Kjo s’është njerëzore” – çmimi i lartë që po paguan Kina për politikën zero-COVID


Shangai ne karantine

Babai i Jia Ruiling (emër i sajuar për të mbrojtur anonimitetin) po duron dhimbje të mëdha që nga 17 marsi. Ai ka kancer të shkallës së fundit në stomak, por spitali i tij po refuzon ta pranojë për trajtim, sepse lagjja në të cilën banon Jia në Shangai të Kinës është nën masën e mbylljes për shkak të disa rasteve të lajmëruara me COVID-19, shkruan The Guardian.

“E kemi lutur vazhdimisht spitalin që ta pranojnë”, thotë Jia.

“Babai ishte në dhimbje aq të madhe sa donte t’ia merrte vetës jetën. Çfarë mund të bëjmë? Ju lutëm, na ndihmoni, ta merr vesh edhe qeveria qendrore”.

Politika strikte zero-COVID e Kinës nënkupton që çdo rast pozitiv duhet të hospitalizohet. Por, në disa javët e fundit, kur rastet janë rritur ndjeshëm dhe 26 milionë njerëz janë futur në mbyllje të plotë, kriza ekonomike është rritur.

Numri i rasteve të reja pozitive brenda ditës është rritur për 10 mijë. Derisa 38 mijë punonjës shëndetësorë janë dërguar nga e gjithë Kina në Shangai për të ndihmuar dhe resurset mjekësore janë të bollshme, por është bërë shumë e vështirë për pacientë që vuajnë nga sëmundjet tjera të marrin trajtim.

Edhe Luo Ruixiang (emër i sajuar) 39 vjeçar nga Kina, kishte eksperiencë të njëjtë. Ai kishte ardhur në shtëpinë e tij nga Kongo, ku edhe punon, në mars pasi kishte lënduar njërin sy.

Ai me të ardhur, ishte karantinuar dhe kishte njoftuar zyrtarët shëndetësorë për gjendjen e tij shëndetësore, por kishte kaluar një javë dhe askush nuk i ishte lajmëruar.

“Isha i shqetësuar që nëse pres derisa të përfundojë karantina, do humbja pamjen shikimin fare”, thotë ai.

I dëshpëruar, ai kishte postuar në rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë. Rasti i tij u mediatizua dhe më pas iu ofrua ndihmë.

“Fatmirësisht e kam përfunduar operacionin. Nuk supozohet se do ishte kaq e komplikuar”.

Shpërthimi i rasteve me Omicron në Shangai është testi më i madh për politikën zero-COVID të Kinës deri më tani, dhe qyteti mesi po mbahet.

Të hënën, zyrtarët shëndetësorë raportuan 8 mijë e 581 raste asimptomatike dhe 425 raste simptomatike për vetëm 24 orët e fundit.

Numri prapë është i vogël krahasuar me shtete si Britania e Madhe dhe SHBA-të, por megjithatë, krahasuar me vende brenda Kinës, është shumë i madh.

Kritikët thonë se qyteti i Shangait, një nga më të sofistikuarit në vend, do të duhej të ishte i përgatitur më mirë.

“Kanë qenë shumë të suksesshëm që nga vitit 2020, prandaj mbase u vetëkënaqën”, thotë Jia, duke e theksuar se ajo në parim nuk është kundër qeverisë, por vuajtja e babait e ka bërë “shumë të zemëruar”.

“Të dy, virusi dhe njerëzit janë ndryshuar”, thotë Chen Xi, një ekspert i shëndetit publik në Shkollën e Shëndetit “Yale”.

“Është hera e parë që nën-varianti Omicron ka goditur Shangain. Shpejtësia e përhapjes është e paprecedentë dhe njerëzit edhe janë dërrmuar nga ky virus që po vazhdon tash e dy vjet”, deklaron ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore