Lajme

Kinë: Një burrë u dënua me nëntë vjet burg për rrëmbimin e gruas së tij


Një kinez u dënua me nëntë vjet burg të premten e 7 prillit për akuzën e izolimit me forcë, njoftoi sistemi i drejtësisë së vendit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Burri e lidhi gruan e tij në qafë vitin e kaluar. Imazhet e kësaj nëne në vuajtje të madhe psikologjike, të lidhura me zinxhirë në një hambar në provincën e Jiangsu (Lindje), kishin shkaktuar emocione të mëdha në Kinë në janar të 2022 pas publikimit të tyre në internet dhe një valë indinjate. Çifti kishte tetë fëmijë.

Bashkëshorti në fjalë ishte arrestuar në këtë proces bashkë me disa persona të tjerë, të akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore.

Dong Zhimin u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për “shpërdorim”, tha të premten Gjykata Popullore e Ndërmjetme e Xuzhou, një qytet rreth 100 kilometra larg Shangai-t.

Ai merr edhe tre vjet të tjera ose nëntë vjet burg gjithsej, gjatë këtij gjykimi në shkallë të parë.

Edhe tre persona të tjerë të gjykuar në këtë rast janë dënuar me burgim nga tetë deri në njëmbëdhjetë vjet.

Autoritetet thanë se gruaja u rrëmbye nga fshati i saj në Yunnan, rreth 2 mijë kilometra larg vendit ku u zbulua.

Më pas u shit disa herë, duke përfshirë një herë në vitin 1998, për 5 mijë juanë (665 euro me çmimin aktual).

Autoritetet fillimisht kishin mohuar se ky rast ishte i lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, një fenomen mjaft i zakonshëm në fshatrat kineze ku gratë për t’u martuar janë relativisht të rralla.

Politika e një fëmije, e imponuar në Kinë për gati 40 vjet deri në vitin 2016, rezultoi në mungesë të grave për shkak të një preference tradicionale për fëmijët meshkuj.

Ky çekuilibër ka shkaktuar një numër të madh rrëmbimesh të vajzave të reja të detyruara të martohen në fshatra ku burrat janë me tepricë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore