Lajme

Kina po përpiqet të bllokojë diskutimet për pushtimin rus në G20


Udhëheqja kineze dëshiron të bllokojë diskutimet rreth pushtimit rus të Ukrainës nga agjenda e G20-ës.

Lajmi është raportuar nga “South China Morning Post”.

Artikulli sqaron se bëhet fjalë edhe për samitin e grupit, të planifikuar për në vjeshtë.

“Javën e kaluar, liderët dhe diplomatët kinezë kërkuan që Ukraina të mos diskutohet në samitin e G20 në Bali, pavarësisht nga ashpërsia e situatës”, thuhet në deklaratë.

Kina argumenton se G20 është vetëm një platformë për zgjidhjen e problemeve të mëdha ekonomike.

Udhëheqja kineze po përpiqet gjithashtu të bindë Indonezinë, e cila kryeson G20, për qëndrimin e saj.

Në të njëjtën kohë, “South China Morning Post” shton se suksesi i këtyre përpjekjeve nuk është i sigurt.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u shpreh se agjenda e Forumit G20 nuk duhet të përfshijë çështje politike dhe të sigurisë.

Kjo, duke përfshirë bisedimet për luftën në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore