Lajme

Kina nis aeroplanmbajtësen në ngushticën e Tajvanit, pak para se të flasë me Biden


Pekini zyrtar ka nisur një aeroplanmbajtëse të quajtur Shandong, për në ngushticën detare të Tajvanit, vetëm pak orë përpara se Xi Jinping, të flasë virtualisht me homologun e tij amerikan Joe Biden, mbi çështjen e Ukrainës.

Sipas një burimi për agjencinë e lajmeve Reuters, çështja është 100% legjitime dhe zhvendosja e luftanijes aeroplanmbajtëse ka ndodhur realisht.

Prej kohësh, tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë të rritura, pasi Pekini kërkon të riktheje hegjemoninë në vendin ishullor dhe ta marrë nën territorin e saj. Aktiviteti i shtuar ushtarak pranë ishullit, është rritur po ashtu në dy vitet e fundit.

Potencialisht, edhe agresioni rus karshi Ukrainës, mund të jetë ndikues në lëvizje më të ashpra nga ana e Jinping, për të rimarrë nën kontroll Taiwanin, duke parë se përgjigja ushtarake nga ana e aleatëve të NATO-s, nuk është tërësisht e drejtpërdrejtë edhe në rastin e një shteti evropian si Ukraina.

Mendohet se anija, konkretisht, ka arritur pranë ishullit Kinmes, i cili kontrollohet nga Tajvani.

Pa asnjë avion në bord, por sërish i rrezikshëm, ai është vënë nën monitorim nga një anije amerikane lufte. Tajvani po ashtu dërgoi një anije të sajën për të monitoruar situatën.

Incidente nuk ka pasur me sa raportohet, ndërsa instancat nuk kanë reaguar mbi raportimet e Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore