Shqipëria

KiE-ja zbulon çështjet “elektorale” që mbeten për t’u trajtuar në Shqipëri


Në seancën e tij të 45-të Plenare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës miratoi një raport mbi zgjedhjet vendore të mbajtura në Shqipëri të mbajtura më 14 maj 2023.

Në ditën e zgjedhjeve, dhjetë ekipe të Kongresit vizituan mbi 110 qendra votimi në rajone të ndryshme të vendit.

Fillimisht, Kongresi i KiE-së përshëndeti pjesëmarrjen e partive opozitare në këto zgjedhje dhe ditën e përgjithshme “të qetë dhe të rregullt” të zgjedhjeve, në të cilën procedurat u ndoqën kryesisht “përkundër disa mospërputhjeve procedurale dhe teknike”.

Raportuesi britanik Stewart Dickson deklaroi se zgjedhjet përbënin një provë të rëndësishme për sundimin e ligjit dhe aftësinë e të gjitha palëve të interesuara për të zbatuar standardet zgjedhore.

“Në veçanti, ndryshimet e vitit 2020 në Kodin Zgjedhor kontribuan në një administratë zgjedhore më profesionale dhe transparente”, theksoi ai.

Përveç kësaj, Kongresi vlerësoi kryesisht pozitivisht vendosjen e pajisjeve të votimit elektronik në tre bashki, të cilat përbënin një specifikë të sistemit zgjedhor në Shqipëri, por rekomanduan më shumë ndërgjegjësim veçanërisht për votuesit që kanë nevojë për ndihmë.

Kongresi shprehu keqardhjen për klimën e polarizuar politike dhe një fushatë pothuajse tërësisht të kryer në nivel kombëtar ndërmjet liderëve të partive kryesore politike.

Ai rekomandoi gjithashtu adresimin e rekomandimeve të kahershme duke përfshirë kandidatët e pavarur, votuesit që jetojnë de facto jashtë vendit, mbikëqyrjen e financave të partive dhe të fushatës dhe qasjen në qendrat e votimit.

Për më tepër, “duke marrë parasysh numrin e ulët të grave të zgjedhura në krye të bashkive, delegacioni rekomandon marrjen e masave nxitëse për të forcuar pjesëmarrjen e tyre në nivel lokal”, përfundoi raportuesi britanik.

KQZ-ja miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore