Kosova

Kica-Xhelili: Qeveria e ka humbur plotësisht kredibilitetin të flas për sundim të ligjit


Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar një dokument të ministrisë së Drejtësisë për të cilin ka thënë se nuk kanë dhënë asnjë arsyetim në të.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë kjo është mënyra se si e zbatojnë ligjin personat që kërkojnë sundim të tij.

“Asnjë shkronjë arsyetim. Kush? Ministrja e Drejtësisë. Personi që flet për ligjshmëri e sundim të ligjit me tone patronizuese thuajse e ka zbuluar zbatimin e ligjit”.

“Obligimi i një akti administrativ që të përmbaj arsyetim hyn në ato që i referohemi si “ABC-ja e vitit të parë në fakultet juridik” – e mos të flas që është obligim ligjor”, ka shkruar ajo.

Duke thënë se Qeveria e Kosovës s’ka të drejtë më të flas për sundimin e ligjit.

“Kjo qeveri e ka humbur plotësisht kredibilitetin të flas për sundim të ligjit. PLOTËSISHT”.

Në dokumentin e publikuar nga deputetja e LDK-së bëhet fjalë për shfuqizimin e nr.56/2022 i datës 24.04.2022 për emërimin e Komisionit Disiplinor ndaj përmbaruesve privat.

Vendim ky që kishte hyrë në fuqi nga dita që ishte e nënshkruar, ani pse me një sërë gabimesh.

Kica-Xhelili, vazhdimisht ka kritikuar pushtetin për mënyrën e sundimit të ligjit, madje ajo kishte kërkuar që kur flitet për këtë pjesë nga Qeveria çdo herë duhet të kujtohet emri i ambasadorit të Kroacisë, Martin Berishaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore