Lajme

Kica-Xhelili: Ta kujtojmë Martin Berishaj, çdo herë kur Qeveria flet për sundim të ligjit e arrestim të kriminelëve


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka kërkuar që sa herë Qeveria e Kosovës, të flas për sundim të ligjit, arrestim të kriminelëve e ndalim të ndikimit serb duhet të kujtohet emri i ambasadorit të Kroacisë, Martin Berishaj.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se pavarësisht të gjithave ai vazhdon ta përfaqësoj Republikën e Kosovës.

“Martin Berishaj ka importuar rrymë nga Serbia. Ka negociuar kontrata importi, nga Serbia. Ka gënjyer në komision hetimor parlamentar të Republikës së Kosovës. Dyshohet për tre vepra penale”.

“Ai sot përfaqëson këtë Republikë. Mbajeni këtë në mend çdo herë që Qeveria flet për sundim të ligjit, arrestim të kriminelëve, e ndalim të ndikimit serb në Kosovë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Rasti kurioz i Maratin Berishaj 

Në Slloveni ekziston një kompani me emrin GEN-I. Kompania është një ndër më të mëdhatë në rajon për tregtim të energjisë elektrike. Mediat në Slloveni kanë zbuluar se përmes kësaj kompania janë shpërlarë para të taksapaguesve slloven.

GEN-I qendror në Slloveni, hapë filiale në Beograd, Sarajevë, Tiranë e vende të tjera. Më vonë, kompania amë përmes akrobacioneve të ndryshme fiskale u lëshon para degëve të saja për arsye të ndryshme financimi.

Ato para, dalin jashtë shtetit slloven dhe bëhen lehtësisht të manipulueshme. Filialet e kompanisë i shpërlajnë ato duke paguar njerëz si Martin Berishaj. Ai paguhet formalisht për konsulencë, si për shembull nga GEN-I në Beograd me shuma të fryra ku më pas i tërheqë paratë nga xhirollogaria e tij dhe i ridërgon në Slloveni.

Nga aty, të njëjtat dërgohen në bursa e tregjet e ndryshme, kryesisht në Itali. Informacionet e fundit janë se Martin Berishaj me një pjesë të atyre parave ka financuar edhe fushatat elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Berishaj aktualisht po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Kosovës për deklarim të rrejshëm të pasurisë dhe nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash derisa vazhdon të mbetet ambasador.

Media sllovene Prava publikoi të dhëna për transaksione të dyshimta dhe aty zbulohet se bëhet fjalë për afër 100 milionë euro të dërguara nga GEN-I në Slloveni si kompani qendrore në degë dhe filale të ndryshme si në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore