Jetesë & Stil

Khloe Kardashian rrëfen historinë e njohjes me Michele Morrone


Modelja, Khloe Kardashian tanimë është gati t’i rikthehet romancave, kjo pasi që në episodin e fundit të “The Kardashians”, ajo ka folur për një mashkull të ri në jetën e saj, që i kishte rënë në sy teksa përkrahte Kim Kardashian në shfaqjen e saj të modës Dolce & Gabbana në Milano.

Ashtu siç u bë e ditur në episodin e javës së kaluar, plani i Kim ishte të lidhte Khloe me aktorin e “365 Days”, Michele Morrone.

Sapo Khloe e kuptoi këtë, ajo u pajtua me propozimin, me dëshirë të veçantë që të ndihmonte veten për t’i larguar mendimet për ish-partnerin e saj, Tristan Thompson.

“Unë mendoj se ai është superior. Ai është si një burrë dhe unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim i nxehtë, i gjatë dhe muskuloz”, ka thënë Khloe.

“Kam pasur një vit pak të vështirë, kështu që jam e emocionuar që jam në një mjedis të ri dhe kam energji të re”, ka shtuar ajo.

Pasi Khloe dhe Michele, u ulën pranë njëri-tjetrit në shfaqjen e javës së modës në Milano për koleksionin pranverë/verë 2023 të Dolce & Gabbana, ajo e prezantoi atë me miqtë e saj në prapaskenë.

“E kam dëgjuar se jam në një martesë të rregulluar”, u ka thënë Khloe miqve të saj të grupit përpara se të sillte La La Anthony, Natalie Halcro dhe Olivia Pierson për të takuar Michele.

Një fotografi e dyshes ka bërë xhiron e rrjetit, kjo nuk shpëtoi pa u komentuar nga Khloe.

“Është si kudo dhe nuk më intereson, sepse është shumë qesharake”, tha ajo për foton me Michele, derisa ka zbuluar se ishte vet aktori ai që e kishte postuar imazhin në mediat sociale.

Në një rrëfim, Kim bëri shaka për bujën e mediave sociale. “Pjesa më qesharake është se i gjithë interneti mendon se ata janë bashkë”, tha ajo.

“Nuk e kisha idenë se njerëzit e dinin vërtet se kush ishte ky djalë dhe janë të fiksuar pas tij. Khloe, ndoshta dëshiron të na vrasë duke menduar se ne e kemi komplotuar plotësisht këtë. Nuk mund të kishim kërkuar që kjo të shkonte më mirë”, ka përfunduar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore