Lajme

KGJK dhe KPK i reagojnë Kurtit: Nuk jemi si institucionet e tjera, jemi të përgjegjshëm


Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kanë reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili ka kritikuar të dy institucionet për mungesë të reagimit ndaj rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ nga KGJK është thënë se në raport më këtë çështje janë sjellur si institucione profesionale.

“Në raport me këtë çështje sillemi si institucione të përgjegjshme, të pavarura dhe profesionale dhe jo si disa institucione që përmes reagimeve me deklarata publike nuk përngjajnë në institucione shtetërore”.

Gjithashtu, KGJK dhe KPK kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i bëjnë thirrje Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit, në mënyrë që viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim”, thuhet në shkrimin e tyre.

Të dyja institucionet kanë apeluar Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese.

“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i bëjnë thirrje Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit, në mënyrë që viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim”.

“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial sigurojnë opinionin se janë të vendosur për përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera pa përjashtim”.

Reagimi i tyre vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares ka kërkuar dorëheqjen edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë, Fahredin Verbovci dhe drejtori për Operativë Rajonale të Prishtinës, Shkelzen Xhafa janë shkarkuar pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Pas rastit të fundit dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë. Për rastin e saj kanë reaguar qytetarë, aktivistë, figura të njohura e politikanë.

Ndërkaq të mërkurën është protestuar në Prishtinë nga mijëra qytetarë edhe të enjten është mbajtur një protestë e ngjashme.

“Gra armatosuni” – mijëra protestues kërkojnë drejtësi pas dhunimit të 11-vjeçares

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore