Lajme

KFOR-i shpreh ngushëllime për tragjedinë në Pejë


Ilustrim

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë e dy viktimave që humbën jetën nga vërshimet e së shtunës në Pejë.

“Komandanti i KFOR-it [Angelo Michele Ristuccia], në emër të të gjithë personelit të misionit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e dy qytetarëve që humbën jetën në përmbytjet e mbrëmshme në Pejë. Mendjet tona janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi”.

Ndryshe, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte” të komunës së Pejës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës së rënduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore