Përballje

Këtë të premte hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll


Këtë të premte me fillim nga ora 13:00 do të bëhet hedhja e shortit për edicionin 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sipas njoftimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, shorti do të tërhiqet pa zyrtarët e klubeve të pranishëm, për shkak të masave anti-COVID, por do të transmetohet ‘LIVE’ në faqen e FBK-së në Facebook.

Edicioni i ri në elitën e basketbollit kosovar do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Fillimisht nga 1 deri më 5 Shtator do të zhvillohet Superkupa e Kosovës te meshkujt, ku do të marrin pjesë tetë skuadrat e elitës dhe më pas do të garohet për Superligë.

Në edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Golden Eagle Ylli, kurse Kupën dhe Superkupën e fitoi Sigal Prishtina.

Ndërsa nga FIVE Star Superliga ka rënë klubi i Vëllaznimit, kurse në Superligë u inkuadrua RC Cola Drita.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore