Sport

Këtë të hënë mbahet ceremonia e Topit të Artë


Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sonte (e hënë) me fillim nga ora 21:00.

Mbrëmja e madhe e futbollit evropian do të mbahet në Paris, ku çmimi si gjithë herë do të ndahet nga prestigjiozja franceze “France Football”.

Favoriti kryesor për ta marrë këtë çmim është sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema, i cili me ekipin e tij e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.

Kujtojmë që këtë vit ka një ndryshim në kritere me organizatorin “France Football” që konfirmon se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni 2021/22 dhe jo nga viti kalendarik.

Në këtë ceremoni, përveç çmimit kryesor do të ndahen edhe çmime tjera për futbollistët meshkuj dhe femra.

Kujtojmë që për herë të parë pas 17 vitesh, futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi, nuk është përfshirë në rrethin e ngushtë të 30 lojtarëve për ta fituar trofeun individual më të çmueshëm në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore