Jetesë & Stil

Këshilla të thjeshta: Si të mos shtoni peshë gjatë pushimeve?


Shpesh nuk është e nevojshme t'i përmbahen rreptësishtë rregullave strikte, ndryshimet janë të dukshme edhe me pak disiplinë

Aq sa i duam festat, në fund të janarit shikojmë me trishtim peshoren dhe me një dozë frike shmangim qëndrimin mbi të.

Megjithatë, nuk është aq e vështirë të shmangësh kurthet e teprimit të festave.

Një studim i ri britanik tregoi se cilat truke të thjeshta mund të përdorim për të shmangur shtimin në peshë gjatë pushimeve. “Vetëm gjatë një feste, një person mund të konsumojë lehtësisht 6 mijë kalori në ditë, që është trefishi i dozës së nevojshme”, shpjegoi autori i studimit Frances Mason nga Universiteti i Birminghamit.

Nëse u besoni ekspertëve, nuk është aq e vështirë të shmangni peshën e tepërt. Gjithçka që duhet të bëni është të ndiqni këshillat e thjeshta.

Si pjesë e hulumtimit “Winter Weight Study” të kryer në vitin 2016 dhe 2017, studiuesit britanikë ndoqën 272 pjesëmarrës.

Ata janë matur në nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt. Ata shkruanin gjithçka që gëlltitnin dhe nga ana tjetër, ekspertët i këshilluan se sa aktivitet fizik u duhej për të djegur kalori.

Për shembull, duhen 33 minuta për të konsumuar vetëm një filxhan verë të zier.

Përveç kësaj, të gjithë pjesëmarrësit morën këshilla shtesë për ta bërë më të lehtë ruajtjen e peshës së tyre.

Ecni 10 mijë hapa çdo ditë, hani pesë racione me fruta dhe perime në ditë, shmangni ushqimet e yndyrshme, keni kujdes nga burimet e fshehura të yndyrës dhe sheqerit, mos e teproni me sasitë e ushqimit në pjatë si dhe mos hani mes vakteve.

Të anketuarit që iu përmbaheshin këtyre rregullave nuk shtuan shumë peshë gjatë pushimeve.

Sigurisht, është e vështirë të ndiqen të gjitha rregullat. Por ndonjëherë gjërat e vogla thonë vërtet shumë.

Bëni një shëtitje gjatë pushimeve, mos hani vonë dhe pyesni veten nëse keni nevojë të rimbushni pjatën tuaj apo tashmë jeni ngopur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore