Stil

Këpucët e çuditshme, të prodhura nga kompani të njohura


Këpucët janë një element shumë i rëndësishëm për tu ndjerë rehat, dhe për tu kombinuar me veshje të caktuara. Por shumë dizenjues gjejnë terren për krijimtari.  Disa të famshëm arrijnë të veshin këto vepra arti në disa ngjarje të veçanta ku tërheqin vëmendjen e shtypit, muzeumeve dhe entuziastëve të përgjithshëm të dizajnit të këpucëve.

“Çizmet e dyfishta” të Lady Gaga-s

Lady Gaga bleu një palë çizme të dyfishta të bëra nga një stilist i quajtur “Kobi Levi” i cili njihet për modelet e veçanta, të këpucëve.  Këngëtarja i veshi këto këpucë në 2011 pas publikimit të videoklipit të saj, “Born This Way”, gjë që e bëri atë një nga të famshmet e para që veshi krijimet e Levi-t në këmbë.

Taka në formë çamçakëzi

Edhe pse mund të duket si një model i zakonshëm këpucësh, tipari i tij unik është thembra e saj që ka formë si një copë çamçakëzi e ngjitur në pjesën e poshtme të këpucës. Njeriu që i krijoi këpucët, Kobi Levi, tha se ai ishte frymëzuar nga ato momente kur shkel një copë çamçakëzi në dysheme, duke përjetësuar një situatë nga të cilën ne të gjithë priremi të acarohemi.

Platformat e perlave të Lady Gaga-s

Lady Gaga, në një ngjarje gala, i verboi shikuesit me një palë taka me platformë me perla së bashku me një veshje, model flokësh dhe pamje kozmetikë të frymëzuar nga “The Chronicles of Narnia”. 

Këpucë të Kermit Tesoro

Një tjetër krijues i shkëlqyeshëm i këpucëve të “zgjuara” është dizajnuesi Kermit Tesoro, një njeri që shpesh përdor materiale jo konvencionale për secilën prej krijimeve të tij. Midis tyre është këpuca Kraken, e cila përmban tentakula kallamari që rrethojnë këmbët. Projektimet e tij shpesh shfaqen në katalogë dhe ekspozita muzeale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore