Shqipëria

Këlliçi përforcon thirrjen për pjesëmarrje në votime: “E ardhmja që ju doni është shumë pranë”


“E ardhmja që ju doni është shumë pranë, është vetëm tre orë e gjysmë larg deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00”.

Kështu e nisi thirrjen e tij kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Ai deklaroi se qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë, nëse duan që pas 14 majit “autobuzin ta kenë pa pagesë apo, nënkalimi te Sheshi Skënderbej të bëhet realitet”, duke listuar premtimet zgjedhore të fushatës së tij.

“Unë e kuptoj që kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mirat por është shumë e rëndësishme që deri në orën 19:00 qytetarët e Tiranës të dalin dhe të shkojnë në qendrat e tyre të votimit për të bërë ndryshimin”, shtoi Këlliçi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore