Shqipëria

Këlcyrë, i vihen prangat 55-vjeçarit në gjendje të dehur/ Me kallashnikov në dorë terrorizon qytetarët


Policia e shtetit ka njoftuar se në Këlcyrë i janë vënë prangat një 55-vjeçari, i cili me armë tip kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak, ishte drejtuar drejt banesës së një shtetasi, me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Shtetasi S.A., në gjendje të dehur ishte drejtuar te banesa e shtetasit A.S..

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë.

Falë ndërhyrjes profesionale të policisë Këlcyrë, ai është neutralizuar dhe prangosur.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore