Muzikë

Katy Perry po rikthehet në “American Idol”


Këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry  do të rifillojë rolin e saj si gjyqtare në edicionin e 22-të të “American Idol” së bashku me kolegët e tjerë të panelit, Luke Bryan dhe Lionel Richie..

ABC njoftoi lajmin të martën e 25 korrikut, duke vënë në dukje se Ryan Seacrest gjithashtu do të kthehet për të marrë pjesë në maratonën e gjatë të këngës, kur të fillojnë audicionet në gusht, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Megjithëse këngëtarja e “Teenage Dream” u kritikua disa herë gjatë sezonit 21 për komentet që u bëri disa prej kandidatëve të këtij formati, por burime pranë saj zbuluan se ajo nuk ishte “aspak e shqetësuar nga reagimet”.

Madje, i njëjti burim shtoi se Perry “thjesht po bënte punën e saj” dhe megjithëse ajo “ka një sens unik humori që mund të mos përkthehet gjithmonë mirë në kamera”, Perry thuhet se “kurrë nuk ka ndonjë qëllim të keq”.

Në fakt, burimi i afërt pranë artistes, e ka përshkruar Perryn si “një mentor dhe mikeshë për konkurrentët”.

Përndryshe, Katy Perry dhe aktori anglez, Orlando Bloom u panë së fundmi, duke shijuar një ditë argëtuese në detin francez, me vajzën e tyre 2-vjeçe, Daisy Dove.

Në fotot e siguruara ekskluzivisht nga Page Six, transmeton AlbanianPost, Perry mund të shihej duke hipur në një ski me vogëlushen, e cila u ul pikërisht pranë këngëtares të “Teenage Dream” në mjetin ujor.

Dyshja nënë-bijë u pajisën me helmeta të zeza ndërsa lëviznin ngadalë përmes gjirit për në jahtin e tyre luksoz.

Perry, 38 vjeçe, kishte veshur rroba banje një copë me një shirit portokalli në mes – të cilin e mbuloi me një jelek shpëtimi të zi – ndërsa Daisy Dove veshi një këmishë me vija dhe xhaketë shpëtimi rozë.

Pasi u kthyen në varkë, Perry ia dorëzoi të voglën partnerit të saj, përpara se aktori i “Pirates of the Caribbean” të hipte në një tjetër mjet lundrimi.

46-vjeçi, i cili kishte veshur pantallona të larjes me ngjyrë të bardhë e të kuqe, u fotografua duke fërshëllyer nëpër port ndërsa e fejuara dhe miqtë e tij e brohorisnin nga varka.

Dyshja – të cilët filluan lidhjen në janar të vitit 2016 – u ndanë shkurtimisht në mars të vitit 2017, për të rindezur romancën e tyre 11 muaj më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore