Shqipëria

Katër persona humbin jetën gjatë një aksidenti


Katër persona të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e 14 janarit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, në Rrugën e Kombit.

Personat që kanë ndërruar jetë mësohet se janë nga Kosova. Ato janë një çift bashkëshortësh, përkatësisht të moshës 51 vjeç dhe 34 vjeç, vajza e tyre e mitur dhe i nipi. Ndërkohë fëmija i tretë i çiftit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në aksidentin e rëndë janë përfshirë dy mjete me targa kosovare, prej të cilëve një kamion dhe një mjet tip mjet “Citroen”.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja dhe forcat e policisë. Nga ekspertiza e deritanishme mësohet se shkak për aksidentin të jetë bërë parakalimi i gabuar i drejtuesit të automjetit “Citroen”.Në këtë zonë mësohet se nuk ka pasur qarkullim të rënduar të mjeteve gjatë aksidentit. Nuk raportohen dëmtime mjetesh të tjera./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore