Përballje

Katër gola por asnjë fitues, Teuta dhe Skënderbeu ndajnë pikët


Pas një fillimi shumë të dobët të sezonit, Skënderbeu ka gjetur edhe një pikë pasi arriti barazimin kundër kampionëve të Teutës.

Korçarët ishin mysafirë në “Niko Dovana”, në atë çfarë pritej të ishte një pasdite e lehtë për djemtë e detit.

Por, mysafirët e nisën ndeshjen më mirë në Durrës.

Ishte Alfred Mensah ai i cili pas 20 minutave, dhuroi befasinë dhe e dërgoi Skënderbeun në epërsi.

Skënderbeu arriti për disa minuta ta kontrollojë takimin, por Teuta ishte e fortë mjaftueshëm që ta ndëshkonte.

Lorenco Vila ishte njeriu i ditës për durrsakët.

Ai fillimisht barazoi në minutën e 36-të, para se të shënonte për epërsinë e Teutës në fillim të pjesës së dytë.

Për afro 40 minuta, kampionët e kishin epërsinë, derisa në skenë u ngjit Melos Bajrami.

Melosi u inkuadrua në minutën e 80-të, dhe në minutë e 81-të, me prekjen e parë të topit, shënoi për 2-2.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe ndeshje u mbyll me barazim.

Pas nëntë javësh, Teuta gjendet e katërta me 13 pikë, kurse Skënderbeu mbetet e parafundit me shtatë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore