Sport

Kategoria Superiore U21/ Laçi nuk ndalet, Tirana dhe Apolonia lumë golash


Janë luajtur katër ndeshje të Kategorisë Superiore U21, për javën e 18-të. Laçi vazhdon ecurinë pozitive të rezultateve. Tirana dhe Apolonia fitojnë me nga gjashtë gola.

Laçi ka fituar në fushën e Kukësit me rezultatin 3-1. Kadiu ka shënuar në minutën e 19 për miqtë. Ndeshja do të barazohej përkohësisht nga Karaj në të 30’. Miqtë shënuan edhe dy herë me anë të Zulfiut në të 67’ dhe Brukes në të 88’.

Apolonia dhe Shënkolli përfundoi me rezultatin e thellë 6-1. Për fierakët shënuan Vasilj dopietë në të 12’ dhe 27’, Sota dopietë në të 41’ dhe 51’ dhe dy golat e tjerë erdhën nga Andoni në të 61’ dhe Haxhiu në të 80’. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Dobra në të 29’.

Tirana ka fituar me rezultatin 6-0 përballë Akademisë së Futbollit. Golat për bardheblutë u shënuan nga Aliaj në të 8’, Stafa në të 32’, Sefa në të 33’, Beshiraj në të 35’, Ajho në të 68’ dhe Sokolaj në të 83’.

Turbina është mundur në shtëpi nga Teuta. Durrsakët shënuan tre gola, përkatësisht Jazchi në të 30’, Pashollari në të 75’ dhe Kapllani në të 83’. Vendasit do të shënonin dy gola të shpejtë në fundin e takimit. Shehi në të 88’ dhe Williams-i në të 90’ realizuan për Turbinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore