Sport

Kategoria Superiore, dy javë finale ku luhet gjithçka për gjithçka


Kategoria Superiore po hynë në dy javët e fundit të sezonit 2020/21 dhe ende nuk është përcaktuar se kush e fiton, apo kush nuk do të jetë më pjesë e saj në sezonin që vjen, përveç Apolonisë, që tashmë është e rënë nga kategoria.

Partizani aktualisht po e udhëheq Superioren me 62 pikë, po aq sa edhe Teuta e vendit të dytë. Fitorja minimale me shifrat 0-1 në Durrës, i dha vendin e parë në renditje Demave të Kuq, që iu falën golit të Eraldo Çinarit në minutën e 24.

Pas Partiaznit dhe Teutës që kanë nga 62 pikë, në renditje vijnë Laçi dhe Vllaznia me nga 60 pikë. Gjithçka është e hapur deri më tani, në luftën për titull, por e njëjta situatë është edhe për qëndrimin në Superiore.

Apolonia ka 20 pikë, në vendin e 10 të Superiores dhe tashmë ka rënë. Bylisi qëndron në vendin e nëntë me 30 pikë, Kastrioti në vendin e tetë me 31 pikë dhe Skënderbeu në vendin e shtatë me 34 pikë.

Java e 35 në Superiore do të luhet në 21 maj, duke filluar nga ora 15:00. Katër ekipet pretendente për titull do të përballen me njëra-tjetrën. Partizani do të presë Vllazninë, ndërsa Laçi do të presë Teutën.

Një ndeshje e fortë pritet të jetë ajo për mbijetesën midis Kastriotit dhe Bylisit. Në ndeshjet e tjera, Apolonia do të ndeshet me Tiranën dhe Skënderbeu me Kukësin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore