Sport

Kategoria Superiore, çfarë sezoni…


Kategoria Superiore ka përfunduar sezonin 2020/21, ku Teuta është kurorzuar kampionia e re. Durrsakët arritën të fitonin titullin, në sfidën e fundit të kampionati, ku u treguan te pamëshirshëm përballë Apolonisë, duke realizuar 6 gola dhe pësuan vetëm një gol.

U deshën 36 javë të plota për të mësuar se cili ekip do ngrinte trofeun, cilat ekipe do të shkonin në Europë dhe ato që do të binin, apo rrezikojnë akoma të bjen, pas fazës së play-off.

Teuta arriti të fitonte trofeun, pasi e mbylli në vendin e parë me 66 pikë, po aq sa edhe Vllaznia e vendit të dytë. Por, ishte golavarazhi, ai që e dërgoi titullin në Durrës këtë sezon.

Partizani e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 65 pikë dhe Laçi në vendin e katërt me 61 pikë. Këto janë edhe katër ekipet që do të përfaqësojnë Shqiperinë në Kupat e Europës.

Teuta do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ndërsa tre skuadrat e tjera në kualifikueset e Ligës së Konferencave. Kompeticionit më të ri të UEFA, finalja e parë e të cilit do të jetë në “Air Albania”.

Pas 36 javëve të luajtura, Vllaznia ishte ekipi që mori më shumë fitore, 19 të tilla. Më pas vijnë Teuta dhe Partizani, me nga 17 fitore. Apolonia ishte ekipi që fitoi më pak, vetëm katër fitore.

Teuta ishte ekipi me më shumë barazime, 15 të tilla, ndërsa Kukësi ishte ekipi me më pak, gjashtë barazime. Po ashtu, Teuta ishte edhe ekipi me më pak humbje, katër të tilla, kundrejt 23 humbjeve që mori Apolonia, që ishte ekipi me më shumë humbje.

Partizani ka shënuar më shumë gola, 53, ndërsa Apolonia më pak, 22. Teuta ishte ekipi që pësoi më pak, 16, ndërsa Apolonia ka pësuar më shumë, 67.

Laçi dhe Vllaznia ishin dy ekipet që morën më shumë pikë në ndeshjet në shtëpi, nga 34 pikë. Laçi, Teuta dhe Partizani ishin tre ekipet me më pak humbje në shtëpi, dy humbje. Vllaznia ishte ekipi që mori më shumë fitore në shtepi, 10 të tilla.

Në ndeshjet në transfertë, Teuta ishte ekipi me më shumë pikë të grumbulluara, 36 pikë. Durrsakët ishin gjithashtu ekipi me më shumë fitore, 10 të tiila, ndërsa së bashku me Tiranën, ishin dy ekipet me më pak humbje, dy të tilla.

Golashënuesi më i mirë në Superiore u shpall Dejvi Bregu i Teutës me 16 gola. Më pas, lista vijon me dy lojtarët e Kukësit, Agrim Ibrahimin dhe Patrick Friday Eze-n me nga 15 gola.

Bregu theu hegjemoninë e të huajve për Këpucën e Artë, pasi është shqiptari i parë që e merrë pas pesë vitesh. I fundit që e kishte fituar Kepucën e Artë ishte Hamdi Salihi.

Arlind Kurti bëhet futbollisti më i ri që ka debutuar në Superiore. Lojtari i Apolonisë, u përfshi në lojë, në sfidën e fundit të kampionatit përballë Teutës. Kurti ishte në momentin e debutimit 16-vjeç, katër muaj e dy ditë.

Renditja përfundimtare e Kategorisë Superiore për sezonin 2020/21:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore