Sport

Kategoria e Parë/ Bylisi nuk njeh kundërshtarë, shkëlqejnë Tomori dhe Butrinti


Kanë përfunduar tetë ndeshjet e javës së shtatë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Bylisi ka marrë fitoren e shtatë në po kaq javë. Tomori dhe Butrinti kanë fituar me nga pesë gola.

Bylisi ruan kryesimin e kampionatit me 21 pikë, ndërsa ndiqet nga Erzeni, Tomori dhe Korabi. Të tre skuadrat kanë nga 14 pikë.

Bylisi fitoi minimalisht 1-0 përballë Lushnjës. Tomori fitoi me rezultatin 5-2 përballë Maliqit. Butrinti mundi 5-2 Shkumbinin. Erzeni fitoi 2-0 në fushën e Tërbunit.

Apolonia fitoi 2-1 në Kavajë përballë Besës. Besëlidhja fitoi 2-0 përballë Vorës. Burreli fitoi 2-1 në Cërrik përballë Turbinës. Pogradeci dhe Korabi përfunduan me rrjeta të paprekura.

Renditja e plotë e Kategorisë së Parë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore