Sport

Kategoria e Parë/ Bylisi nuk njeh kundërshtarë, Erzeni dhe Tomori shpërthejnë në gola


Kanë përfunduar ndeshjet e javës së gjashtë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Bylisi ka ruajtur ritmin e fitoreve edhe në këtë javë, duke u konfirmuar skuadra e vetme me gjashtë fitore.

Në sfidat e tjera, Tomori dhe Erzeni kanë fituar duke shënuar përkatësisht nga pesë dhe katër gola.

Ballshiotët kanë fituar minimalisht 1-0 në transfertën e Burrelit. Tomori ka fituar me rezultatin 5-0 në transfertën e Peqinit, përballë Shkumbinit. Erzeni ka triumfuar me rezultatin 4-0 në shtëpi dhe përballë kishte Pogradecin.

Në sfidat e tjera, Apolonia ka mundur minimalisht 1-0 Butrinitn, Korabi ka mundur 2-1 Turbinën, Lushnja mundi 3-0 Besëlidhjen, Besa mundi 1-0 Vorën në transfertë dhe Maliqi barazoi 1-1 me Tërbunin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore