Kosova

Katarina Axhançiç, zgjidhet nënkryetare e komunës së Mitrovicës Veriore


Katarina Axhançiç, nga radhët komunitetit serb është zgjedhur nënkryetare e komunës së Mitrovicës Veriore.

Axhançiç, ka thënë para gazetarëve së është koha “të punohet së bashku dhe të pajtohemi” se cilat janë prioritetet e qytetarëve.

“Janë mbledhur shume probleme në të gjitha segmentet, qe nga komunale e tutje, ju vetë e dini për të gjitha ngjarjet që e përcollën këtë dimër dhe pranverë, ndaj jemi të vendosur të kemi një ekip të mirë dhe një bashkëpunim të mirë me qytetarët për të bërë së bashku gjithçka që mund të rregullohet dhe bëhet”, tha ajo.

Ajo ishte zyrtare e deritashme në Administratës Tatimore të Kosovës dhe ish-këshilltare komunale e komunës së Fushë Kosovës gjatë vitit 2022.

Katarina Axhançiç

Paraprakisht, Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes është betuar si kryetar i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në seancën solemne të organizuar në sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Atiq dha betimin para asamblistëve të komunës.

“Unë Erden Atiq betohem se si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut do të kryejë detyrat në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha Atiq.

Vendimi i parë i Atiq si kryetar komune ishte emërimi i Katarina Agjançiç si nënkryetare e tij.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill në katër komunat veriore të Kosovës, mori numrin më të madhe të votave nga kandidatët që garonin për kryetar.

Përkundër se qytet me shumicë serbe, në zgjedhje nuk merrte pjesë asnjë kandidat nga partitë serbe, meqë serbët e Kosovës vendosën kolektivisht që t’i bojkotojnë zgjedhjet.

Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut, betohet në Kuvendin Komunal

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore