Përballje

Kastrioti rrëmben tre pikët ndaj Laçit në fundin dramatik të ndeshjes


Kastrioti i ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme, duke e mposhtur Laçin me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të në Superligën e Shqipërisë në futboll.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, dy minuta pasi filloi fraksioni i dytë, vendasit e gjetën golin e epërsisë me anë të Redon Mihanas.

Mysafirët nga Laçi nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 71-të, kur realizoi Saliou Guindo.

Fundi i ndeshjes ishte tejet dramatik, kur Spartak Ajazi shënoi në minutën e gjashtë shtesë, për t’i marrë këto tre pikë shumë të rëndësishme.

Pas kësaj jave Kastrioti vijon të vuaj në fund të renditjes me 27 pikë, nga ana tjetër edhe Laçi ndodhet në zonën e rrezikut, më saktë në vend të tetë me 33 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore