Lajme

Kastrati me plotë ofendime për Kurtin: Këndesi me luftë të pisët – me ego të sëmurë


Ardian Kastrati.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se kushdo që bënë lojë të pisët me sovranitet, siç po bënë kryeministri, Albin Kurti, ose është idiot ose njeri i Rusisë.

“Shpresoj se kjo e para, prapë pak më lehtë për ne”, tha Kastrati në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

“Mos harroni, deri këtu kemi ardhur për shkak të targave, pra teneqeve. Kaq e thjeshtë. Është hera e parë që aleatët tonë na kërkojnë një favor gjeopolitik. Kërkojnë t’ua bëjmë një argat dhe ne dështojmë. Pse, sepse ky bën turr e zbythje, turr e zbythje”, deklaroi Kurti.

“E njëjta me katër kryetarët. Është tetarë i pistë i stilit të tij dhe më pas ‘jo ju s’jeni për sovranitet’”.

Kastrati tha që më pas Kurti këtë do ta përdorë e të thotë “jo valla Amerika s’më la se kisha shku deri në Nish’”.

“A kishte qenë demonstrim më i madh i sovranitetit me leju FSK-në në ushtrime të Defender 23 sesa me i mbyllë kryetarët në dhoma?”, pyeti Kastrati.

Ai pohoi se e gjithë kjo situatë është për faj të kurtit që dëshiron të futet në histori si lider.

“Historia nuk të rezervon vende, po duhesh vetë. Ke pas rastin me hy në histori, po ke refuzu. Tash ta lëmë ne një shtet peng i egos së tij të sëmurë? Ky është ai frikacaku që bëhet trim kur s’ka rrezik për vetën. Gjyksat’ si këndesi në CNN a këndej puna llom”.

“Kush po na thotë duhet ta duam vendin e t’i besojmë vetës? Njeri që as varret e gjyshërve s’i ka në Kosovë e as të ardhmen s’ka vendosë ta bëjë këtu. Kujt i thotë? Ne që kemi të vrarë, të plagosur, të burgosur. Veç trushpërlarët i besojnë këtij”, pohoi Kastrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore