Shqipëria

Kapet me dy mina me telekomandë, arrestohet 29 vjeçari


Policia e Durrësit  arrestoi në flagrancë 29 vjeçarin  në afërsi të zonës së quajtur “Muzeumi”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit  V. N i janë gjetur dhe sekuestruar  dy mina me telekomandë, të cilat do t’i shiste me çmimin 2 mijë euro.

Ky shtetas është dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Pas finalizimit  me sukses të  operacionit policor, të  koduar “Telekomanda” materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore