Stil

Kanye West dhe Julia Fox shihen bashkë në Miami


Rep artisti, Kanye West, u pa duke shijuar një darkë romantike me aktoren, Julia Fox, në një ambient privat.

West, 44 vjeç, dhe Fox, 31 vjeçe, dukej se po kalonin një kohë të mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa darkonin në restorantin Carbone.

Kanye West dhe Julia Fox.

Megjithatë, burimet i thanë gazetës se takimi nuk ishte “asgjë serioze” dhe se Kanye, thjesht po përpiqet të argëtohet mes divorcit të tij të vazhdueshëm nga Kim Kardashian.o

Kanye West.

Së fundmi, rep artisti amerikan, blerë më shumë se katër mijë lodra për fëmijët e Çikagos, duke kontribuar kështu në ngjarjen “Toys for Englewood” , që u mbajt në gjimnazin “Kennedy King”.

Ndërkaq, gjestit të rep artistit iu gëzuan familjet e fëmijëve të etiketuar, teksa të njëjtit u shprehën krenar për Kanye.

Një nga fëmijët duke pranuar dhuratat e Kanye West.

“Jam shumë krenare që Kanye po i përgjigjet edhe një herë kërkesës sonë për të ndihmuar fëmijët e Englewood dhe më gjerë”, tha përfaqësuesja e lagjes së 16-të të Çikagos, Stephanie Coleman.

“Ai nuk është i huaj për komunitetin tonë. Prania e tij është ndjerë gjithmonë në lagjet tona dhe atij i pëlqen të vizitojë, por këtë Krishtlindje ai ka qenë me të vërtetë babadimri ynë i ditëve tona”, shtoi ajo.

Gjithsesi, Kanye West njihet për të bëmat humanitare, teksa muajin që lamë pas ishte shfaqur në Misionin e Los Anxhelos për të ofruar 1000 vakte ushqim në “Skid Row” përpara festës së Falënderimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore