Jetesë & Stil

Kanye West dhe Irina Shayk ndajnë rrugët


Kanye West, Irina Shayk

Javë më parë ishin në krye të pothuajse të gjitha tabloideve botërore për nisjen e një romance, por duket se një e tillë shpejtë morri fund.

Bëhet fjalë për lidhjen mes rep artistit, Kanye West dhe modeles ruse, Irina Shayk, për të cilën “Page Six” raporton të ketë përfunduar akoma pa nisur mirë, kjo sepse ylli i hitit “famous” i kishte kërkuar modeles të shkonin në Paris për një shfaqje mode, teksa ajo thuhet ta ketë refuzuar një kërkesë të tillë.

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Irina nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flasin për lidhjen e tyre”, tregoi burimi.

Kanye West dhe Irina Shayk.

Ndërsa, më herët burime të tjera të afërta me dyshen e famshme kanë treguar se ata kanë qëndruar për një muaj së bashku, gjatë marsit të këtij viti.

Lidhja e tyre kishte nisur që nga ceremonia përkujtimore e vdekjes së rep artistit, DMX, dhe kishte vazhduar deri së fundmi kur në mediat rozë është raportuar se ata kanë ndarë rrugët.

Detajet e para që u vunë re nga publiku ishte këmisha e veshur nga Irina në ceremoninë përkujtimore për DMX, e cila përmbante një emrin e këngëtarit brenda në sipërfaqen e saj.

Irina Shayk me veshjen “Yeezy” nga Kanye West.

Veshjet me porosi “DMX” janë të disenjuara nga marka “Balenciaga” ndërsa ato janë të porositura nga firma “Yeezy” në krye të së cilës qëndron, Kanye West.

Po ashtu, Kanye kishte ndihmuar në mbledhjen e mbi 1 milionë dollarëve për familjen e DMX nga shitjet e veshjeve të këtij trendi.

Ndërkohë, Kanye West ka habitur të gjithë teksa ka hequr nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim.

Pas 44-vjetorit të lindjes, rep artisti ka hequr disa njerëz nga lista e personave të cilët ai i ndiqte dhe fansat kanë vënë re se 3 nga ata njerëz ishin dhe motrat Kardashian.

“Mbaroi, Kanye hoqi Kim Kardashian nga lista e ndjekësve… Më duhen disa ditë për ta pranuar këtë gjë”, shkroi një nga fansat e tij në Tëitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore