Lajme

Kandidati i Abazoviç-it shpalli fitoren absolute në Ulqin – koalicionet priten të sjellin ndryshime


Edhe pse Abazoviç si bartës i listës i “Për një fillim të ri”, shpalli fitoren absolute në Ulqin, disa të dhëna tregojnë se partitë tjera si DUA-DSCG, DPS-BS dhe Forca mund të kenë një shumicë të re.

Koalicioni “Për një fillim të ri” i cili përbëhet nga GP URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare, dhe Partia Demokratike fitoi 14 ulëse, surpriza më e madhe e zgjedhjeve lokale të djeshme në Ulqin është koalicioni DUA-DSCG.

Dy partitë më të vjetra kombëtare të Shqipërisë të cilët kanë fituar gjashtë ulëse.

“Ky është një rezultat historik, ne i kemi dyfishuar rezultatet nga zgjedhjet e kaluara, do t’i dyfishojmë sërish në zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo është një shenjë se po e kthejmë besimin tek ulqinakët dhe se do të punojmë vetëm në interesin e tyre”, ka thënë për “Vijesti” mbajtësi i listës DUA-DSCG, Mehmet Zenka.

I pyetur për koalicione të mundshme paszgjedhore, ai nuk pranoi të flasë.

“Tani është herët, sonte po festojmë me qytetarët”, ka deklaruar Zenka.

Në zgjedhjet e djeshme në Ulqin, në 38 vendvotime, kanë votuar 11 mijë e 634 votues nga gjithsej 20 mijë e 392, ose 50.15 për qind.

Koalicioni DPS-BS fitoi gjashtë vende, Forca pesë, dhe demokratët, të cilët hynë për herë të parë në parlamentin lokal, dy.

Sipas të dhënave të fundit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, pak më shumë se 50 për qind e votuesve të regjistruar kanë shkuar në votime deri në orën 19:00.

“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Barjkatari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë”, kishte deklaruar tha Abazoviç një natë më parë.

Ai tha se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë.

“Unë mendoj se duhet t’i drejtohemi qytetit, do të kemi një administratë të re të qytetit. Ky është një fillim i ri për qytetin, një rrugë drejt pajtimit dhe përparimit,” tha Abazoviç.

Ai theksoi se unë e kam ndjekur prej kohësh politikën lokale, pa kujtuar se ndonjë koalicion ka pasur një rezultat të tillë.

“Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Le të bëjmë gjëra të mira për qytetin, le të fillojmë në rrugën e suksesit,” tha Abazoviç.

Ndërkaq fare i kënaqur me rezultatin zgjedhor nuk ishte Genci Nimanbegu, i cili vlerësoi se zgjedhjet e sotme ishin të vështira dhe shumë të parregullta për Ulqinin, por tha se do të vendosin se kush do të jetë kryetar i asaj komune.

“Ne nuk u kemi ofruar punë njerëzve dhe nuk kemi manipuluar. E shpëtuam elektoratin”, tha ai sonte pasi sapo kishin përfunduar zgjedhjet në Ulqin.

“Ne nuk kemi ecur me xhipa. Ne do të vendosim se kush do të jetë kryetar i Komunës së Ulqinit”, tha ai.

Kuvendi i Ulqinit numëron 33 ulëse dhe ato forca politike që fitojnë shumicën zgjedhin kryetarin e komunës.

Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tre lista zgjedhore dhe për herë të parë formohet koalicion parazgjedhor nga dy parti politike shqiptare dhe tre parti qytetare, ndër të cilat është edhe Lëvizja Qytetare “URA” e mandatarit për kryeministër të Mali i Zi, Dritan Abazoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore