Lajme

Kanadaja dërgon 460 trupa të tjera në Letoni


Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dërguar qindra trupa të tjera në Evropën Lindore dhe po vendos sanksione të reja ndaj Rusisë.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj vendosjes së forcave ruse në Ukrainë.

Trudeau thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka shkelur detyrimet e Rusisë sipas ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Kanadaja dhe aleatët e saj do të mbrojnë demokracinë.

Trudeau thotë se 460 anëtarë të tjerë të Forcave të Armatosura Kanadeze po dërgohen në Letoni dhe rajonin përreth.

Kjo, për të forcuar NATO-n në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si një pushtim rus të Ukrainës.

Trudeau thotë gjithashtu se Kanadaja po ndërmerr hapa me aleatët e saj për të izoluar financiarisht Rusinë duke vendosur sanksione ekonomike kundër disa parlamentarëve, liderëve të biznesit dhe kompanive ruse.

Kanadaja do të ndalojë blerjen e borxhit sovran rus dhe çdo marrëveshje financiare me rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore