Lajme

Kampi Rohingya në Bangladesh përfshihet nga flakët


Një zjarr i madh ka shkatërruar një kamp të Cox’s Bazar ku jetojnë myslimanët Rohingya. Grupet humanitare kanë shprehur shqetësimin se qindra, mijëra refugjatë do të mbeten pa strehim.

Zjarri masiv shpërtheu të hënën e 22 marsit në një kamp refugjatësh që strehonte qindra mijëra myslimanë Rohingya në rrethin juglindor Cox Bazar në Bangladesh, rreth 300 kilometra (gati 186 milje) në jug të kryeqytetit.

Vullnetarët dhe punëtorët e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të prekurit. Forcat e sigurisë u përpoqën të shuanin zjarrin.

Zjarri filloi në një bllok të kampit dhe më pas është përhapur në pjesë të tjera. Sidoqoftë, asnjë viktimë nuk u regjistrua.

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin tha në Twitter se zjarri shkaktoi “dëme të mëdha”.

Më shumë se një milion myslimanë Rohingya jetojnë në Bangladesh.

Shumica e tyre u larguan nga Myanmar pasi ushtria e vendit me shumicë Budiste goditi grupin e pakicave në 2017.

Bangladeshi është përpjekur të dërgojë refugjatët Rohingya përsëri në Myanmar përmes një marrëveshjeje të përbashkët midis dy vendeve. Ata nuk pranojnë të largohen pasi kanë frikë nga persekutimi dhe dhuna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore