Zgjedhjet në Shqipëri

Kamerat e monitorimit gati për 25 prill


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka postuar në Twitter pamjet e kamerave të monitorimit, të cilat do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit.

“Monitorimi me kamera i 5 mijë e 199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive”, shkruan komisioneri.

Ndër shkeljet, ai përmend fotografimin e votës, votimin familjar apo atë më shumë se një herë.

“Zgjidh, voto, vendos”, përmbyll postimin ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore