Përballje

Juventus ndalet, ndajnë pikët me Venezia-n


Ndeshja mes Venezia-s dhe Juventus-it ishte interesante dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga Juventus, por edhe Venezia kishin mundësi të shumta shënimi.

Goli i parë u shënua nga bianconeri në minutën e 32-të me anë të spanjollit Alvaro Morata.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Venezia shënuan golin e barazimit me sulmuesin Italian, Mattia Aramu.

Në pjesën tjetër të ndeshjes, Juventus-i patën mundësi shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Me këtë fitore bianconeri do kishin pikë të barabarta me Fiorentinën, por Venezia i ka ndalur për të arritur kuotën e 30 pikëve.

Momentalisht, Juventus-i radhiten në pozitën e gjashtë me 28 pikë, ndërsa Venezia janë në vendin e 16-të me 16 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore