Sport

Juventus kërkon transferimin e mbrojtësit të Manchester City-t


“La Stampa” detajon interesimin e Juventus-it për qendërmbrojtësin e Manchester City-t, Aymeric Laporte, duke theksuar se si ai kryeson listën e dëshirave të klubit për këtë verë.

Bardhezinjtë kanë filluar të mendojnë seriozisht për planet e tyre të transferimit të verës pas ardhjes së drejtorit të ri sportiv Cristiano Giuntoli, i cili siguroi largimin e tij nga Napoli javën e kaluar.

“Zonja e Vjetër” po planifikon të riparojë vijën e mbrojtjes dhe vetëm Danilo dhe Federico Gatti konsiderohen të pashitshëm, duke i shtyrë ata të fillojnë të mendojnë për përforcimet e tyre të preferuara.

Siç raportohet nga “La Stampa” përmes “Calciomercato”, Juventusi është seriozisht i interesuar të marrë Laporte-n e Manchester City-t këtë verë, duke e vendosur atë në krye të listës së synimeve të transferimeve.

29-vjeçari spanjoll ka humbur vendin e titullarit te kampionët e Anglisë, duke bërë vetëm 12 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar.

“Cityzens” tani po punojnë për një lëvizje për Josko Gvardiol nga Leipzig dhe do të jenë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Laporte.

Juventus po mendon të ofrojë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje dhe mund të hapë bisedimet me Manchester City-t në ditët në vijim.

Kujtojmë që Laporte është pjesë e Manchester City-t që nga vera e vitit 2018 kur u transferua nga Athletic Bilbao për shumën e 65 milionë eurove.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore