Sport

Juventus-i po punon për zgjidhjen e kontratës së Ramsey-t në janar


Skuadra italiane e Juventus-it po kërkon të zgjidhë kontratën me mesfushorin uellsian, Aaron Ramsey, raporton “SportMediaset”. 30-vjeçari mbërriti në Torino në verën e 2019 si trasferim i lirë nga Arsenal-i, por kurrë nuk ka shkëlqyer.

Në fillim të sezonit, Massimiliano Allegri u përpoq ta poziciononte para mbrojtësve , po shumë shpejt e kuptoi se ai nuk e bënë dot atë rol.

Ramsey po i afrohet gjithnjë e më shumë lamtumirës. Ajo mund të ndodh që në janar. Uellsiani përfiton rreth 7 milionë euro neto në sezon dhe paga e lartë pengon Juventus-in që të marrë një mesfushor të ri në skuadër.

Ai ka kontratë deri në vitin 2023, por palët po hynë në negociata për ta ndërprerë pas dy muajsh. Nëse arrin marrëveshje për nderprejen e kontratës, Juventus-i do të futej menjëherë në negociata me Borussia Dortmund-in për të marrë Alex Witsel-in, raporton gjermania “Sport Bild”.

Përsa i përketë kontratave, “Zonja e Vjetër” po punon për rinovimet e Paulo Dybala-s dhe Juan Cuadrado-s. Gjithashtu edhe Mattia de Sciglio-s dhe Federico Bernardeschi-t pritet t’u ofrohet kontrata e re, por me ulje të pagës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore