Sport

Juventus-i 90 milionë euro për sulmuesin e Tottenham-it


Në mediat britanike dhe ato italiane, po qarkullojnë lajme se kampionët e Italisë, Juventus-i është duke bërë gati një ofertë në drejtim të Tottenham-it, për koreano-jugorin, Heung-min Son. Oferta pritet të jetë në shifrën e 90 milionë eurove.

Juventus-i po kërkon të rinovojë sa më shumë ekipin duke sjellë elementë të rinjë dhe të talentuar, por sigurisht që edhe ata me ekperiencë.

CalcioMercato raportoi se do të ketë largime në masë nga bardhezinjtë në verë. Emra si Aaron Ramsey, Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi pritet të largohen, për t’i lënë vendin Son-it dhe normalisht për të nxjerrë edhe të ardhurat për transferimin e këtij të fundit.

Son-i është i përshtatshëm në fushë edhe për të luajtur me Cristiano Ronaldo-n, pasi përveçse ka pozicionin natyral si sulmues të majtë, ashtu si dhe portugezi, ai mund të përshtatet dhe si qendër apo sulmues i djathtë.

Ish-ylli i Bayer Leverkusen-it dhe Hamburger-it në Gjermani, aktualisht në tregun e transferimeve e ka vlerën 90 milionë euro, sipas Transfermarket-it, duke u bërë një nga top 20 lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit.

Në sezonin aktual me Tottenham-in, Son-i numëron 23 prezenca në Premier Ligë, ku ka shënuar 13 gola dhe gjashtë asiste. Në Europa Ligë dhe kualifikueset e Europa Ligës, numëron shtatë ndeshje, tre gola dhe tre asiste. Në Kupën FA ka luajtur dy ndeshje dhe ka dhuruar tre asiste, si dhe dy ndeshje dhe një gol në Kupën EFL.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore